Një mjek amerikan ofron 'odisenë' e tij afër-vdekjes, si dëshmi e një jete pas vdekjes. Megjithatë, për një shkencëtar, historia e tij është e rëndë në klishen qiellore.
Prajsa ka një avantazh mbi çdo konstrukt tjetër të imagjinatës njerëzore, sepse, është projektuar, së bashku me premtimin e shkëlqyer që ne mund të kemi, "pas vdekjes jetojnë të gjithë përgjithmonë".
Dhe mjeku Eben Alexander neurokirurgu në Harvard, që në 2008-ën qëndroi në koma për shtatë ditë pas një meningjiti bakterial nga Escherichia Coli.
Mendja e tij shkencore kurrë nuk ka besuar në jetën e përtejme apo në eksperiencat afër-vdekjes, por doktori tani duket se i është dashur t'i besojë.
Pasi doli nga koma tha se kishte parë një vend "pafundësisht shumë me lart reve, të populluar nga qenie transparente". Një udhëtim në një botë tjetër që ai e tregon për 'Newsweek', por që do të thellohet me librin e tij që del së shpejti 'Proof of Heaven' (prova e parajsës).
Ashtu si një Dante i ditëve tona, Eben tregon se gjatë rrugës shoqerohej nga një vajz bjonde me sy bojeqielli që ecte në një tapet të shtruar nga fluturat. Vajza i fliste me fjalë që i mbeten në mendje. Ja fjalitë që goditën më së shumti :"nuk ka asgjë për të pasur frikë, nuk ka asgjë që ju mund të gaboni".
Neurokirurgu e përshkruan këtë vend si një botë me re të bardha me lule kundër një qielli të errët si nata me qenie të ndritshme që kur ecnin lenin gjurmë të ndritshme".
Jo engjej dhe zogj, po forma të një jete më të lartë. Ai tha se :"Mund të degjoja bukurinë e këtyre qenieve të jashtezakonshme dhe njëkohësisht te shihja gëzimin e asaj që po kendonin".
Ky udhëtim i gjatë e pati një fund, Eben u zgjua, sic i kishte thënë dhe vajza bjonde :"Do të tregojmë shumë gjëra këtu. Por në fund do të kthehesh pas".
Neurokirurgu që në fillim nuk besonte në jetën e përtejme, e di shumë mirë se kjo histori nuk do të besohet nga shumë skeptike :"nëse dikush, qoftë dhe mjek, do më kishte thënë këtë histori mua, do të besoja se do të ishte pre e iluzioneve".
Ndërkohë shpjegon se :"Nuk ka një shpjegim shkencor në lidhje me këtë, ndërsa neuronet e levorës së trurit ishin joaktive për shkak të infeksionit, dicka si një vetdije e shkëputur nga mendja erdhi në një univers tjetër. Një dimension që nuk e kisha imagjinuar kurrë që mund të ekzistonte".
Më pas shton se :"Por ajo që më ndodhi është reale po aq sa faktet më të rëndësishme të jetës sime, si martesa ime apo lindja e dy fëmijëve tëë mi".