English

Pridërit përballen me burgun, pasi lënë fëmijët vetëm

Një nënë ka lënë tre fëmijët e saj vetëm në shtëpi, duke dalë më pas me burrin e saj njëkohësisht babain e fëmijëve për të pirë në lokalet e natës, por kur është kthyer ajo ka gjetur policë në shtëpinë e saj.

21-vjeçarja i kishte vënë të vegjlit e moshës midis tetë muaj dhe katër vjet, në shtrat para se të nisej jashtë në pijetore në 19:00 me babain e tyre.

Çifti qëndroi jashtë deri në 4:00 të mëngjesit dhe kur u kthye gjeti policinë në shtëpinë e tyre në Nelson, Lancashire që po ngushëllonte të rinjtë në gjendje të vështirë pas një telefonate 999 nga një fqinj.

Kur u pyetën nga oficerët, nëna i tha se: 'Unë kam menduar për fëmijët, por kur fillova të pija disa gota , harrova fare, pasi nuk kam se çfarë të bëj më shumë rreth tyre.

Detajet e sjelljes së saj dhe të burrit të saj 28 vjeç, që nuk mund të thuhen për arsye ligjore, janë paralajmëruar se ata ballafaqohen me burg pas deklarimit fajtor për neglizhencën e 3 fëmijëve të tyre.

Ata pranuan akuzat, kërkuan dhe falje por përsëri është gjyqi që do të marrë vendimin.

KOMENTE