Një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Fehmi Tahirin (Hoti) fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe i shqiptoi dënimin me burgim të gjatë prej 22 vitesh.
Tahiri (Hoti) ishte akuzuar se i kishte marrë jetën gruas së tij shtatzëne, Saime Canaj, në nëntor të vitit 2010 në fshatin Burojë, Komuna e Skenderajt. Trupi gjykues ka konstatuar se i pandehuri e kishte sulmuar dhe vrarë gruan e tij shtatzëne për motive xhelozie.
Rasti u ndoq penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.