Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një adoleshnt nga fshati Kardhiq, i cili ka terrorizuar fshatin pasi ka qëlluar me kallashnikov.
16 vjeçari me inicialet E.S, nxënës në shkollën e mesme në Gjirokastër ka vënë në rrezik jetën e banorëve.
Policia është nisur në drejtim të fshatit menjëherë pasi ka marrë njoftimin.
Ajo ka arritur të arrestoj 16 vjeçarin dhe të bllokojë armën me të cilën kishte qëlluar dhe 30 copë fishekë të cilat i kishte në sediljen e parë të pasgjerit.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale "armbajtie pa leje" si dhe "prishje të rendit e qetësisë publike".