Gjashtë shtetet anëtare të BE kthyen dritën e kuqe për Maqedoninë dhe Serbinë.
Komisioni Evropian (KE) ka marrë një letër nga gjashtë ministrat e jashtëm, të cilët kërkuan rishikimin në mekanizmin për mbrojtjen kundër kërkesave të shumta për azil, shkruan e përditshmja maqedonase Utrinski Vesnik.
Gazeta thekson se Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin Stefano Sanino, i cili ishte për një vizitë në Maqedoni, ngriti gjithashtu edhe çështjen për rrezikun e kthimit të vizave.
Sipas Sanino, Brukseli dëshiron të mbajë kufijtë hapur, por nëse ka ndonjë keqpërdorim të regjimit pa viza, atëherë ai mund të kthehet.
Por sipas burimeve anonime nga Brukseli, nuk ka asnjë kërkesë konkrete për kthimin e regjimit të vizave ende, madje as edhe një mundësi konkrete ligjore.