Një konkurrent në konkurrsin e Arnold Classic Europe për bodybuilding ka rënë në sy për fallcititetin e tij.
Në paraqitjen e tij para gjyqtarëve që nga qafa e poshtë trupi i tij ishte tepër i nxirrë në krahasim me kokën gjë që tregon se ka aplikuar më shumë ngjyrë të errët fallco.
Festivali tre-ditor është organizuar nga legjend e Bodybuilding dhe ish-guvernator i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger, i cili gjithashtu morri pjesë në ngjarje.
Konkursi është versioni Europian Arnold Classic, degë e Arnold Schwarzenegger dhe bashkë-promotorit, legjendës së palestrës Jim Lorimer, i cili ka qenë në drejtim në SHBA që nga viti 1988.
Dyshja u bashkuan nga Dr Rafael Santonja, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Body Building (IFBB), për të krijuar versionin europian në vitin 2011.
Lorimer vitin e kaluar është shprehur mjaft optimist dhe tepër i ngazëllyer që ky lloj konkursi të globalizohet tashmë edhe në Evropë dhe më pas në të gjithë botën.
"Rafael Santonja ka qenë një nga mbështetësit tanë më të mëdhenj dhe ne shohim se do të punojmë së bashku për shumë vite", tha Lorimer.