English

Greqia do të paralizohet totalish nga grevat

Greva do të paralizojë Greqinë në dy ditët e ardhshme, ka raportuar radio Skai.

Të mërkurën përfaqësuesit e shumë profesioneve nuk do të shkojnë në punë dhe të enjten një grevë e përgjithshme do të zhvillohet.
Kjo e fundit është organizuar nga dy sindikatat më të mëdha në Greqi dhe është kundër masave shtrënguese të qeverisë.
Avokatët, gjyqtarët dhe noterët do të shkojnë në grevë të mërkurën. Sindikata e gazetarëve ka njoftuar një protestë 24-orëshe për të mbështetur grevën e përgjithshme më 18 tetor.
Mjekët në spitalet shtetërore dhe dentistët do të jenë në një protestë 48-orëshe të mërkurën..
Shoferët e autobusëve do të dalin në grevë të enjten. Kjo do të thotë se autobusët nuk do të punojnë para orës 9:00 në mëngjes dhe pas orës 9:00 në mbrëmje, sipas kohës lokale.
Shoferët e taksive nuk do të punojë 8:00-5:00 sipas orës lokale të enjten.

KOMENTE