Esad Dujaka - Pas promovimeve të suksesshme në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në disa vende perëndimore, “Kosova”(1,2,3) e Jusuf Buxhovit, arrin edhe Tiranën.
Promovimi i kësaj vepre do të bëhet të merkurën në orën 10, në universitetin “Vitrina”, ku autori është ftuar të mbajë ligjeratën “Çështja pellazge dhe shqiptarët”.
Nga janari i këtij viti që kur doli libri, në tri vëllime “Kosova”, ky është promovimi i parë që po organizohet në Shqipëri!