English

Pakistanezja 14 vjeçare. Mjekët janë të kënaqur

Drejtori mjekësor i spitalit në Mbretërinë e Bashkuar, ku vajza pakistaneze Malala Yousafzai është duke u trajtuar ka thënë se mjekët janë të "impresionuar me fuqinë e saj dhe elasticitetin".

Dr David Rosser tha se ajo ishte duke bërë përparim të mirë, por ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe nuk është jashtë rrezikut ende.

Nxënësja 14 vjeçare u qëllua në kokë nga një person i armatosur Taliban për fushatën e saj për edukimin e vajzave.

Presidenti i Pakistanit e përshkroi atë si "një sulm ndaj popujve të civilizuar".

Duke folur në Azerbajxhan të martën, Presidenti Asif Ali Zardari ka thënë: "Sulmi Taleban ndaj një vajze 14-vjeçare, e cila që nga mosha 11 ishte përfshirë në luftën për arsim, për vajzat, është një sulm për të gjitha vajzat në Pakistan, një sulm në arsim dhe një sulm për të gjithë popujt e civilizuar."

KOMENTE