Jeton Kelmendi, "Në kataqiejt e kohërave", Poezi ukrainase. Përktheu Anna Bargiana-Tverdynia.
Nëse urrejtja ekziston ende mes njerëzve të Ballkanit, tek Jeton Kelmendi nuk gjejmë asnjë lloj urrejtje ndaj njerëzve të nacionaliteteve të tjerëve. Sepse ai nuk është një nacionalist, por një patriot modern. Patriotizmi i Jeton Kelmendit nuk mban maskën e një fanatizmi të sëmurë, pa kompromis, thotë Anna Bagriana. Ai ka luftuar për të drejtën e popullit të tij për vetë-vendosje, por në asnjë rast nuk mohon të drejtat e të tjerëve. Gjithmonë ëndërron paqen për të cilën lutet Nënë Tereza, dhe mendon se paqja mes popujve është e mundur vetëm nëse popujt duhen reciprokisht, dhe nëse individët respektojnë personalitetin nacional e individual të njëri-tjetrit.
Serguiï Dziouba
Dua të jem i sinqertë me ju: Para se Ana Bargiana të më prezantonte poezitë e tij të mrekullueshme të Jeton Kelmendit, nuk e njihja ketë shkrimtar që ndërkohë ishte bërë i njohur në të gjithë botën. Mbi Kosovën kisha patur thjesht një ide të turbullt, duke u nisur nga tregimet e një oficeri Ukrainas të quajtur Sergei Chapavalov, që rrezikonte jetën e tij për paqen në këtë vend. Çfarë dija unë për popullin shqiptar? Asgjë. Pas leximit të poezive kaq njerëzore të Jetonit, gjithçka do të ndryshonte. Ky poet që i kishte mbijetuar luftës, që e kishte parë me sytë mëmëdheun e dashur të përmbytur nga gjaku i njerëzve që nuk kishin bërë asnjë lloj dhune mbi të tjerët, do të mbetej sërish aq human në poezinë e tij. Kjo luftë e plagos akoma edhe tani, ëndrrat e tij janë të përziera me imazhe të gjakosura. E megjithatë jetoni e dinte gjithmonë se populli i tij e ëndërronte këtë liri. E që vendi i tij, pavarësisht nga kohërat e turbullta e shkatërrimtare, ka qenë dhe është një tokë e shenjtë për fëmijët e saj, një tokë me bukuri të përrallore:
Pesha e shtrirjes tënde
Fuqia jote plot frymë jetësore
Madhështia e hyrjes në furtuna qetësisht
Janë magjia e qenies në shndërrim
Ashtu si drita jote hyjnore
Marrë nga të gjitha pafundësitë.
Kjo është një strofë nga poema e Jetonit “Ilirian” (sipas emrit antik që mbante vendi i tij në perëndim të Gadishullit Ballkanik). Vini re fjalët e tij thjeshtësisht me peshë, me një fuqi emocionale të paimagjinueshme. Ne mundemi me mijëra herë të brisim në himne patetike, por nëse fjalët nuk dalin nga thellësia e shpirtit, a mund të kenë peshë? Kurrsesi Jo! Në të njëjtën kohë mund ta duam atdheun pa shumë stërhollime por bukur, siç duam një femër, dhe kjo është vërtet një dashuri e shenjtë. Bukuria e atdheut, ashtu si bukuria e një femre dhe e një poezie bashkon në një “rrjedhe të vetme”. Është një poet që të bën ta besosh! Dhe nuk ka shanse të vjetërsohet, sepse ai dashurinë e bën shkencë:
Nëse ti papritur bëhesh një plakush
Pa shkruar asnjëherë ca vargje dashurie
Njerëzit do të thonë shpeshherë
Ky është zemërtharë si një gur
Shkëmb i fortë granit, pjekur nën diell.
Kështu shprehet poeti, pasi poezia e tij bën fole në çdo zemër, dhe na mbush me mendime rrezatuese. Poeti në çdo lloj rasti nuk ndjen kurrë urrejtje. Traumatizmat e luftës nuk kanë lënë shndërruar në një mostër të metamorfizuar. Nuk e kanë karbonizuar qenien e tij. Doktori i shkencave të filozofisë të universitetit të Michigan, Richard A.Brosio në parathënien e botimit të Jeton Kelmendit “How to reach yourself” (SHBA-2010) i quan poezitë e tij “butësisht të trishta” duke shtuar se “Kjo poezi na flet për emocionet e një burri që kërkon një tjetër kohë, atë kur vendi i tij ka qenë i fortë dhe i drejtë, pa përjetime dramatike. Kjo mund të jetë thjesht një ëndërr, sepse në realitet nuk ka vende të tilla...” Por trishtimi i poetit është njëkohësisht dritë. Poezitë e tij na turbullojnë, dhe na bëmë të ngashërehemi, ashtu si deti i bukur në kaltërsinë e tij. Poezitë e tij nuk na i shtojnë dhembjet e plagëve, përkundrazi na shërojnë. Jam i një mendje me Anna Bagriana e cila ka shkruar: “ Poezia e Jeton Kelmendit është e mbushur plot e përlot me shpërthime simbolike dritëdhënëse. Ndoshta janë me shumë dhembje. Me dhembjet e atdheut të tij, dashurisë pa limit të Jetonit. Në të njëjtën kohë nuk mundemi të mos ndjejmë qartësinë e vargjeve të tij. Qartësia e dashurisë dhe e përshëndetjes:
.......
Në piedestalin e kohës,
Që është arratisur,...
.......
Është pikërisht kjo kohë që ndihmon çdonjërin për të korrigjuar gabimet e tij, për tu bërë m§ i mirë, më i qartë në epokën e turbullirave. Për të tejkaluar unin e vetvetes dhe barrierat e pakalueshme të kohërave. Nuk është e rastësishme që poeti me një dashuri të mrekullueshme i drejtohet shqiptares së madhe lindur në Shkup, pikërisht Nënë Terezës, që e quan me delikatesë “Nënë” e që i lutet që të këndojë përshpirtje dhe urata për fatin e popullit të vet:
O nëna jonë Terezë
Me uratat e tua jam ulur të fle gjumë
Dhe kam ëndërruar...
(Të jetosh përtej vetes tënde)
Arbëria ka qenë e para principatë shqiptare (Në shekullin e XII). Ishte koha kur nga këto fise dardane që jetonin në tokën e Kosovës, rrjedh popullata aktuale shqiptare. Në shekullin e I kjo tokë qe pushtuar nga Romakët. Më pas në shekullin e II perandori Romak Deoclecian, do ta shpallte Kosovën një provincë të pavarur, të quajtur Dardani. “Nuk i pyes kurrë njerëzit se cilës fe i takojnë, pasi mendoj se religjioni, besimi mbi zotin është diçka e brendshme, imtime, e shenjtë. Një mendim që nuk kërkon asnjë lloj komenti, që shmang komentet: “I yni” dhe “i tyre”. Thjesht nga fakti që zoti është i njëjtë për të gjithë pavarësisht nga mënyra sesi e thirrim. Mendoj gjithashtu se tek një shkrimtar kjo pjesë është e shenjtë, pasi fjala e tij nuk ndryshon rrugë për të marrë drejtime të gabuara, nuk humbet në shpellat e urrejtjes brenda vetvetes”
Në këto momente
Teksa ndjej nevojën e një zgjim të krenarisë
Shkoj në Krujë tek Kastrioti
Dhe e thërras Gjergjin Mbret
E akoma, nëse kam nevojë për një yll
Që vjen nga Universi
Vrapoj për nga Kodra e diellit
Dhe thërras Rugovën.
(Të jetosh përtej vetes tënde)
Gjergj Kastrioti i quajtur ndryshe Skënderbe, ishte udhëheqësi i kryengritjes popullore të popullit shqiptar kundër pushtimit Osman. Ibrahim Rugova, i pari President i Kosovës së lirë. Duhet ë themi se Jetoni rrjedh nga një familje e vjetër shqiptare me tradita të hershme katolike. Nuk e kisha ditur një gjë të tillë, por një herë teksa diskutoja me një poet shqiptar të besimit mysliman nga Maqedonia, mora vesh diçka mjaft interesante. Faktin që për momentin populli shqiptar ishte 50 për qind kristian e 50 mysliman, por që kjo nuk kishte qenë asnjëherë shkak për konflikte, përgjatë gjithë historisë moderne të ekzistencës së kombit shqiptar. Fakti i të qenurit “Shqiptar” sundonte mbi të gjitha fetë. Për fat të keq në Ukrainë gjithçka është ndryshe, ndaj duhet të mësojmë nga populli shqiptar . Sa për besimin e Jetonit, kur e pashë në FaceBook, kishte shkruar “Shqiptar” dhe kjo më pat emocionuar pa masë dhe frymëzuar për parathënien e librit të tij në gjuhën ukrainase.
Kam medituar gjatë
Ku do të isha më i lumtur
Ku do të shpërtheja në lot gëzimi
Duke parë rënien e muzgut me hije
Të një fortese...
(Kruja)
Kështu thotë poeti, pasi ka vizituar kështjellën e Krujës, ku Skënderbeu bëri qëndresë të gjatë ndaj Osmanlinjve. Është një patriotizëm i pastër, jashtë nacionalizmit të sëmurë, dhe një shembull për liceistët Ukrainas, të cilët gjatë një sondazhi të bërë, deklaronin se nuk ishin gati të luftonin për të mbrojtur Ukrainën. Kishte nga ata që ndjenin keqardhje që ishin Ukrainas. Natyrisht është një subjekt që duhet të shihet ndryshe. Eksploratori Mykhaïlo Pavliouk qe prekur pa masë nga mikpritja dhe patriotizmi indonezian që jetonin në kushte të vështira nga shpërthimet e vazhdueshme vullkani dhe tërmetet e pandalshme që kishin marrë me dhjetëra jetë. Por ta nuk ishin pesimistë dhe ndihmonin njëri tjetrin në momente të vështira. Po përse duhet ti themi këto fraza. Poezitë nacionale (Qartësisht shqiptare) të Jeton Kelmendit na japin një imazh të mrekullueshëm të popullit të tij. Pikërisht për këtë shkak Anna Bagriana gjatë përkthimit në gjuhën e saj nacionale ka ruajtur në maksimum karakterin e tyre nacional.
Në këtë kritikë, dua gjithashtu të trajtoj problemin e luftërave etnike në Ballkan. “Më parë këta popuj jetonin bashkërisht duke mos e ditur se një ditë urrejtja ndaj njëri tjetrit do të ngrihej nga humnerat e vdekjes. Kishte familje të përziera serbo-shqiptare, dhe myslimanët jetonin në miqësi me ortodoksët. Por pas nxitjes që pafalshme të bërë nga njerëz të papërgjegjshëm, pas luftës së përgjakshme që pasoi, më rastisi të takoja një oficer Ukrainas që kishte shërbyer në Kosovë, me emrin Serguiï Chapovalov, i cili më pat thënë: “ Në një fshat ku kishte një shkollë të vetme, na duhej të shoqëronim në mëngjes fëmijët ortodoksë, dhe mbasdite fëmijët myslimanë, për të shmangur përleshjet mes tyre. Sepse ishte e pamundur të grupoheshin në një klasë fëmijët shqiptare dhe ata serbë, për shkak se mbanin thika me vete.
Kur bëja studimet e mia në Kiev, studentë nga ish-Jugosllavia banonin në qytetin universitar me mua. Më mësonin gjuhët e tyre melodioze. Ne këndonim së bashku këngë të shoqëruara me fizarmonikë. Ishin miq të mirë këtë djem të rinj nga Serbia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi e Sllovenia. Nëse dikush do të kishte folur për Apokalipsin ballkanik, në këtë epokë do ta konsideronin të çmendur, dhe do të vraponin ta mbërthenin në Azilin e të çmendurve. Kush e kishte menduar se tokat pjellore të Bosnjës e Kosovës do të vaditeshin me gjakun e viktimave të pafajshme.
Nëse urrejtja ekziston ende mes njerëzve të Ballkanit, tek Jeton Kelmendi nuk gjejmë asnjë lloj urrejtje ndaj njerëzve të nacionaliteteve të tjerëve. Sepse ai nuk është një nacionalist, por një patriot modern. “patriotizmi i Jeton Kelmendit nuk mban maskën e një fanatizmi të sëmurë, pa kompromis- thotë Anna Bagriana. Ai ka luftuar për të drejtën e popullit të tij për vetë-vendosje, por në asnjë rast nuk mohon të drejtat e të tjerëve. Gjithmonë ëndërron paqen për të cilën lutet Nënë Tereza, dhe mendon se paqja mes popujve është e mundur vetëm nëse popujt duhen reciprokisht, dhe nëse individët respektojnë personalitetin nacional e individual të njëri-tjetrit. Autori nuk heziton të tregojnë se Komuniteti botëror nuk e ka kuptuar akoma të vërtetën e madhe:
Gjuhën e Gurëve të shenjtë, pikërisht
Atë që ne me zemër e flasim
(Një ëndërr e murosur)
Jetoni nuk është vetëm një bashkëbisedues modern poetik. Ka gjithashtu tek ai shumë filozofi, një sagë që ka mundur të jetojë më shumë se një jetë:
I kam thënë vetvetes,
se do të ishte vërtet hyjnore,
të mbledh në duart e mia,
fillet e legjendave.....
(Fjalët e mbledhura nga Dheu dhe Gjuha)
Drini është lumi më i gjatë i Shqipërisë... Dhe po ju citoj për jetonin vargjet e mia të cilat ngjajnë me eposin shqiptar: (Shum po ndrin njaj diell e pak po nxeh)
Është vërtet çudi,
Kam vizatuar një diell,
Që ngroh.....
Janë ca vargje që duket sikur një rapsod shqiptar nga Kosova pasi i ka krijuar do ti këndojë... Dhe nga këto vargje të cilat ja dhuroj poetit të madh, kam zbuluar një vërtetë të madhe: ne jemi të dy optimistë deri në vdekje!
Jeton Kelmendi ka tre burime frymëzimi: Atdheu (nostalgjinë e të kaluarës së lavdishme dhe ëndrrën për një të ardhme të lumtur) femrën (Të dashurën që i ngjan diellit dje hënës, zonjën e zemrës së tij, shtojzovallen, princeshën, mbretëreshën e natës) dhe poezinë:
Dhe afër të madhit gur,
Ti s’do më gjesh më kurrë,
Hija e tij mbi barin tërfil,
Më zëvendëson në tëndin idil.
-ose-
(Hija e tij mbi bar anekënd,
Me zëvendëson në idilin tënd)
(Kujtime në vargje)
Në të gjitha këto poema ne ndjejmë se kemi gjithsecili pak nga vetvetja në vargje. Nuk ka as edhe një çast të vetëm që autori mundet të operojë pa dashuri. Vargjet e tij janë një intimitet i proklamuar me ndjenjë. Ne i lexojmë me murmurime, kokë më kokë me qiellin plot me yje, ose në dridhjet e flakës së një qiriu. “Ëndrra e murosur” “ Nata që merr ëndrrat” (kaq poetike vargjet : Ti ma kërkove/ në njëri tjetrin/të hynim ilegalisht) “Ajo rrjedh pa mbarim/gjithnjë e më shumë pleqëri”, “ Një mal sheh një tjetër, përmbi retë e bardha” “ Mes ditëve /nuk do të jemi më një ditë” , “Dashuria jep me qira një shtëpi”, “Mbretëresha e natës” “Rrugët drejt vetvetes”, “Dilema” “Protesta” (Vetëmse poezitë me turbullojnë tani/ kur atdheu i të dashurës/ ndodhet aq larg/ dhe unë , aq larg vetvetes” “Ruaj pak nga qielli yt” (E transformoj fjalën time në një zog/ kënga e tij zgjon/ëndrrën tënde”) – një varg që më kujton poetin tonë të madh Vassyl Kojélianko “Për ty, do të vrisja hënën”, gjithashtu “Yjeve të largëta” , “ insinuatë”, “drama” etj....mendoj se lexuesit ukrainas që lexojnë poezinë imtime do të ishin tejet të kënaqur me vargjet e këtij poeti.
Sigurisht ju doni të njihni moshën e poetit. .. Atëherë po jua them. Të jeni të sigurtë se është djali i ri, i hijshëm. Nuk po tallem me ju! Poeti, Prozatori, dramaturgu, përkthyesi dhe Gazetari shqiptar Jeton Kelmendi është lindur në vitin 1978 në Pejë të Kosovës. Ka kryer studimet e tij në Universitetin e Prishtinës, dhe ka vazhduar më tej në Universitetin e Lirë të Brukselit. Është autor i volumeve poetike “Shekulli i premtimeve”(1999), Përtej heshtjes”(2002), ” Ndoshta në mesditë”(2004), jepmë pak nga vendi yt” (2005) “Ku po na dërgojnë ngjarjet” (2007) “Ti vjen me zhurmën e shiut” (2008) “Në kohën kur do të kemi kohë” (2009) “Shtegtimi i mendimeve” (2010) si dhe dramën “Zonja fjalë”.
Veprat e tij janë përkthyer në 22 gjuhë të huaja dhe publikuar në një numër të madh antologjish ndërkombëtare në vende të ndryshme si: SHBA Francë, Rumani, Angli, Indi, Brazil, Greqi, Turqi dhe shumë vende të tjera. Fitues i çmimit të madh ndërkombëtar Solenzara (Paris), i çmimit nacional “Din Mehmeti” (Gjakovë-2011) , anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Profesionistë me qendër në Bruksel, I Akademisë Evropiane të Shkencës, Artit dhe letërsie në Paris, jeton dhe punon në Bruksel.
“ Ku janë kufijtë mes gëzimit dhe trishtesës, mes fitores dhe humbjes, realitetit dhe ëndrrave ? –pyet të gjithë shkrimtarët ky djalë i ri shqiptar. (...)
Kufijtë janë një konvencion. Të gjitha kufijtë mes popujve të vegjël duhen kaluar me përshëndetje. Në emër të familjeve dhe të popujve që dëshirojnë të jetojnë në paqe.
Është gjithashtu gati i padukshëm kufiri mes të kaluarës dhe të ardhmes. Mes meje dhe mes-mosqenies time”. Duken të çuditshme konstatimet e Anna Bagriana e cila thotë se “ Jetoni i takon atij gjeneracioni që kanë mundur ti mbijetojnë luftës. Gjenerata i Remark ose Hemingway, të mbiquajtur “Të humburit”. . Por poeti ynë me shumë talent ka mundur të përshtatet me botën “ në saje të një pjese të vogël që është pikërisht atdheu i tij”. Dhe si përfundim, po ju vë përpara jush një poemë të poetit Jeton Kelmendi: “Një zjarr për çdo fjalë”, qe e kam të preferuarën time. Po ja lë komentin pikërisht lexuesit:
Ti rritesh dhe tek unë çdo ditë më shkakton melankoli,
Ndaj kërkoj,
Poezi në zemrën time,
Kërkoj natën e heshtjes,
Sytë...
Përktheu nga frëngjishtja Alber Nikolla, Bruksel