Nxënësit e një shkolle të mesme në Çikago u dërguan në spital të mërkurën e kaluar pas ngrënies së drekës në shkollë.
Ushqim, që besohet të jetë natchos, ka qenë i kontaminuar me jashtëqitje të minjve dhe prekje nga ata.
Studentët u sëmurën menjëherë dhe u dërguan në spital. Pas një ditë qëndrimi ata janë kthyer në shtëpi dhe pritet të bëjnë një rikthim të plotë në shkollë pasi të ndihen mirë përfundimisht.
Pas incidentit kuzhina e shkollës u mbyll për inspektim dhe studentëve iu shërbye dreka e ftohtë të enjten nga një furnizues i jashtëm.
Gjithashtu u njoftuan dhe studentët e tjerë nëse ndonjëri ndiente të njëjtat simptoma të njoftonte menjëherë mësuesit dhe prindërit.
Pasi mbarimit të shkollës ditën e premte, kuzhina dhe e gjithë shkolla do të inspektohet dhe dezinfektohet për kontrollin e insekteve dhe minjve derisa të sigurohen që problemi është zhdukur.
Kuzhina do të jetë gati javës tjetër.
Departamenti i Shëndetësisë Chicago po heton incidentin.