English

36 vjeçari vret babain e tij

I biri 36 vjeçar ka vrarë të atin pas një zënke që ata kanë bërë mbrëmjen e djeshme.

Policia ka arrestuar 36 vjeçarin Avdi Laçi, mbrëmjen e djeshme në Tërthore të Kukësit, i cili ka qëlluar për vdekje babanë e tij Sali Laçi 74 vjeç.

Babai ka refuzuar t'i japë paratë e pensionit të birit i cili donte të luante bixhoz, gjë që ka sjellë irritimin e të riut, që zgjidhjen e gjeti duke vrarë babanë.

Policia pas arrestimit ka bërë të ditur se djali ishte lojtar "shembullor" i bixhozit dhe kishte fituar varësi prej tyre.

KOMENTE