Policia franceze ka arrestuar 39 persona në sajë të një operacioni për shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh heroine, shqiptarë dhe kosovarë.
200 oficerë sigurimi kryen një seri kontrollesh mëngjesin e djeshëm pranë kufirit të Gjermanisë me Zvicrën.
Zyrtari tha se rrjeti i drogës zotëronte qindra kilogramë heroine në rajonin francez të Mulhouse-it dhe përtej kufijëve. Gazeta Le Figaro njoftoi se droga shitej në sasi jashtëzakonisht të mëdha.