English

Grevistët: Greva do ndërpritet kur trupi jonë të dalë i vdekur nga çadra

Gjykata e Tiranës i ka lënë kohë grevistëve që të dalin nga greva deri sot në orën 24:00 në mesnatë.

Por grevistët duken se janë akoma më të vendosur. Ata do të zhvendosin çadrën e tyre para Ambasadës amerikane Vendimi është bërë i ditur nga një prej koordinatorëve të grevës së urisë, Skënder Tufa.

Por pas komunikimit të vendimit të gjykatës nga ana e shefit të komisaritit nr.2 në Tiranë, Dritan Dorda, grevistët kanë reaguar ashpër duke deklaruar se ata do të hedhin shortin e vdekjes, ata nuk do të dalin nga greva derisa të vdesin dhe trupi i tyre të dalë i vdekur nga çadra.
Ndërkohë sot grevistëve i është bashkuar dhe grevisti Gjergj Ndreca i sapo kthyer nga spitali i Athinës.

KOMENTE