English

Pornostarja Nadya Suleman, akuzohet për neglizhencë ndaj 14 fëmijëve të saj

Octomum Nadya Suleman, nëna e 14 fëmijëve që ka filluar karrierën si pornostar vetëm për të siguruar jetë më të mirë për fëmijët e saj, është akuzuar tashmë se ajo ka filluar të lër pasdore fëmijët pasi është mjaft e angazhuar në jetën e saj pornografike.

Ajo ka qenë e ftuar në programin Drag Queen në New York kua ka hedhur poshtë akuzat për të cilat janë përhapur lart e poshtë.

37 vjeçarja gjithashut ka shfaqur edhe një pjesë të filmave të saj pornografikë në klub nate XL e shoqëruar me brohoritje të audiencës.
Gjithashtu ajo është akuzuar se ka lejuar njërin prej fëmijëve të saj të abuzohet seksualisht, gjë që ajo përsëri e ka hedhur poshtë.

Akuzat janë bërë nga ish dadoja e Nady Suleman në zyrat pë Shërbimet dhe mbrojtjen e fëmijëve.

37-vjeçarja iu përgjigj akuzave, duke i quajtur "gënjeshtra të zhurmshme" të sajuara në duart e hidhura të ish-punonjësve.

Menjëherë pas kësaj, zyra e DA Orange County tha se ata kishin refuzuar të gjitha akuzat e bëra nga dy dadot, sipas TMZ, duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të justifikuar veprime të mëtejshme.

KOMENTE