Grupet e të drejtave të njeriut në Siri thonë se të paktën 28.000 njerëz janë zhdukur, pasi janë rrëmbyer nga ushtarët të milicisë.
Ata thonë se kanë emrat e 18.000 njerëzve të zhdukur që nga viti kur protestat anti-qeveritare filluan 18 muaj më parë.
Grupi i aktivistëve Avaaz thotë se "askush nuk është i sigurt" nga një fushatë e qeverisë me qëllim terrorin.
Ai synon t'i japë Këshillit për të Drejtat e Njeriut një dosje për hetim.
Avaaz ka mbledhur dëshmi nga Sirianët që thonë se burrat, bijtë dhe bijat janë rrëmbyer me forcë nga forcat pro-qeveritare.
Ato përfshijnë Fayzeh al Masri, nga një periferi e Homs, ku i biri 26-vjeçari, Ahmed Ghassan Ibrahim u zhduk në shkurt. Ai në telefonatën e fundit që kishte patur me familjen, u tha atyre se ata nuk duhet të telefonojnë atë në këtë apo ndonjë numër tjetër.
Familja bëri përpjekje të përsëritura për të marrë përgjigje nga shërbimet e sigurimit, por dështuan, pastaj një ditë dikush u përgjigj,duke i thënë se ai ishte vrarë në Rastan dhe ishte varrosur, gjë që familja nuk e beson.
Dhe raste të tilla janë me mijëra shprehet aktivistët e grupit Avaaz.