English

80-vjeçari Shaban Norja flet në gykatën e Durrësit. Ndiqni videon

Tre ditë pas arrestimit të 80-vjeçarit Shaban Norja për vrasjen dhe masakrimin e 18-vjeçares Ajshe Vatan në Xhafzotaj të Durrësit, gjykata e qytetit bregdetar dha dje masën e sigurisë arrest me burg pa afat.
Shaban Norja, 80 vjeçari i akuzuar për vrasjen e 18 vjeçares Aishe Vata, dëshmon përpara Gjykatës së Durrësit. Mes lotëve, ai tregon për lidhjen e tij me vajzën e re. Shaban Norja është ngashëryer teksa tregonte se nuk donte ta vriste dhe se prej 3-4 vitesh kishte lidhje të ngushta me vajzën, e cila sipas tij i është lutur pa reshtur përgjatë 3 ditë-netëve para krimit që ta vriste e t’ia priste kokën, pasi feja ia ndalonte abortin.
Befasues ka qenë dhe deklarimi i 80-vjeçarit mbi arsyet e mos vetëvrasjes, pas krimit, si dhe mbi atësinë e fetusit që zhvillohej në trupin e Ajshës. Në fund të seancës gjyqtari Fejzo Hysi e çmoi të ligjshëm ndalimin dhe e la 80-vjeçarin në burg.
1438

KOMENTE