Struktura Kundër Trafiqeve të Paligjshme ne Drejtorinë e Policise Qarkut Durrës finalizoi ditën e djeshme goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitet në drejtim të trafikimit ndërkombëtar të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit .
Puna hetimore e disa muajve, e orientuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, u finalizua ditën e djeshme me arrestimin e të paktën 7 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve; arrestime këto të ndërmara në kuadër të operacionit policor të koduar “Ura dajlanit 2”.
Kështu u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale të trafikimit të femrave i shtetasve:
1-Gentjan Tahiri, 22 vjec, lindur ne Lushnje e banues ne Plazh.
2-Xhanfranko Kiptiu, 21 vjec, lindur ne Itali e banues ne Plazh.
3-Bajame Ibrahimi, 47 vjece, lindur e banuese ne Peqin.
Me anë provave te pakontestueshme shkencore u arrit të dokumentohet se keta shtetas, ne bashkepunim dhe me 4 personat e tjere të cilët jane shpallur ne kerkim dhe per arsye hetimi nuk behet i ditur identiteti i tyre, rekrutonin e me pas trafikonin drejt Italisë per t’i shfrytezuar per prostitucion shtetase shqiptare. Nga dokumentimi i kryer u vertetua trafikimi drejt Italisë i të paktën 4 personave të moshës 17-21 vjec.
Gjithashtu nga ana jonë u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale të prostitucionit i shtetaseve:
1-D.B., 20 vjece, lindur ne Berat e banuese ne Durres.
2-F.K., 21 vjece, lindur e banuese ne Elbasan.
3-M.B., 17 vjece, lindur e banuese ne Berat.
4-E.I., 21 vjece, lindur e banuese ne Korce.
Në vijim të veprimeve hetimore, shtetaset në fjalë, janë kapur në flagrancë rreth ores 13.30 të ditës së djeshme tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit” në Durrës, duke ushtruar prostitucion kundrejt fitimit prej 2000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash, dokumentat e identitetit te personave të përfshirë, 5 telefona celularë së bashku me kartat SIM, një sasi kontraceptivësh, etj.
Puna do të vijojë me hetimin pasuror te personave të përfshirë në këtë grup kriminal.
Materialet lidhur me sa më sipër iu përcollën Prokurorisë per Krimet e Renda Tirane.