English

Fëmijët në Francë nuk do të kenë më detyra shtëpie nga shkolla

Fëmijët në Francë tashmë kanë mësim vetëm katër ditë në javë. Dhe ata marrin dy orë çdo ditë për drekë dhe gëzojnë pushime të gjata të shkollës.

Por pas shpalljes së fundit lidhur si pjesë e reformimit të sistemit të ri arsimor, presidenti François Hollande, ka vendosur që të ndalojë dhënien e detyrave të shtëpisë, nga shkolla, duke bërë që homologët e tyre britanikë të jenë me të vërtetë ziliqarë.

Presidenti francez shprehet se është e drejtë pasi disa nxënës marrin ndihmë nga prindërit në shtëpi, ndërsa ata më në nevojë nuk kanë mundësi, kështu nuk kanë pse të ndihen të diskriminuar dhe të vetmuar.

Ai ka vendosur që të shtojë dhe një ditë, në shkollë, pra 5 ditë, por duke shkurtuar orarin ditor të qëndrimit në shkollë.

Kjo është një ide revolucionare për të përmbysur sistemin shekullor arsimor. Deri tani Franca ka vitin shkollor më të shkurtër por ditën mësimore më të gjatë.

KOMENTE