Si rezultat i shirave të rënë dhe motit tepër të lagësht nuk kanë munguar dhe rrëshkitjet e dherave apo shkëputjet e gurëve afër banesave.
Për fat të mirë mëngjesin e sotëm çifti Selimi ka shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim, ndërsa banesa e tyre u shkatërrua si pasojë e rrëshqitjes së dherave në Koman të Shkodrës.
5 gurë të mëdhenj janë shkëputur nga kodra që ndodhej afër shtëpisë së tyre të cilët kanë dëmtuar shtëpinë, por pa dëmtuar çiftin.
Burrë e grua tregojnë se një nga gurët ka kaluar vetëm një metër lag shtratit ku ata flinin.