Mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit një person ka mbetur i plagosur me thikë në kokë.
Emri i të plagosurit nuk bëhet i ditur por pas mbërritjes në spital mjekët raportuan se pacienti kishte mbërritur me thikë në kokë dhe është futur direkt në repartin e kirurgjisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit si dhe po punojne për identifikimin dhe kapjen e autorëve që fshihen pas aktit të rëndë.