English

Promovohet libri "Kosova" e Jusuf Buxhovit në Tiranë

Esad Dujaka: Ashtu siç ishte planifikuar, sot në Tiranë, në ambientet e universitetit “Vitrina” u promovua “Kosova” e Jusuf Buxhovi. Në një auditorium akademik, ku ishin të pranishëm shumë nga profesorët dhe ligjëruesit e njohur të këtij Universiteti, në të cilin ekziston Instituti i studimeve Pellazge, për veprën e historianit Buxhovi folën Kozeta Zavalani, prorektori Teki Kurti si dhe profesor Lutfulla Peza.

Duke e prezantuar punën shkencore të Buxhovit, profesoresha Zavalani, tha se në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, “Kosova” paraqet një dhuratë të çmueshme historiografisë shqiptare, me të cilën i hapën rrugët një të menduari ndryshe jashtë kornizave ideologjike dhe stereotipeve që e kanë ngarkuar deri më tani shkencën tonë.

Profesor Teki Kurti vlerësoi lart “Kosovën” duke e quajtur një vepër tepër të rëndësishme shkencore. Puna e Buxhovit, jo vetëm që do të fitojë mbështetës në qarqet tona shkencore, por ajo do t’u hapë rrugë hulumtuese të mëtutjeshme të çështjes pellazge.

Profesor Lutfulla Peza vlerësoi punën e Buxhovit duke e quajtur atë të një rëndësie tepër të madhe për historiografinë tonë, e cila mund t’i hidhërojë me të drejtë falsifikatorët nga radhët e akademikëve serbë dhe gjithë ata që për fat të keq edhe në shkencën shqiptare nuk po ia dalin të lirohen nga kthetrat e saj.

KOMENTE