English

Topalli fton opozitën për votimin e ligjeve që të plotësohen për marrjen e statusit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në emër të saj personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për Parlamentin Evropian, ku sot Komisioni i Jashtëm miratoi në mënyre unanime, rekomandimin për dhënien e Statusit të vendit Kandidat, për Shqipërinë.

Nga foltorja e seancës, Kryetarja Jozefina Topalli falenderoi të gjithë grupet parlamentare të Parlamentit evropian për këtë vendim unanim, duke i hapur kështu rrugën, marrjes së Statusit, një prioritetet strategjik i mazhorancës dhe qeverisë shqiptare. "Shqipëria është një vend që ka bërë progres esencial, u shpreh Kryetarja Jozefina Topalli, fakt i cili ka mundësuar vendimin e sotëm unanim në PE".

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ftoi sërish opozitën të votojë ligjet me tri të pestat, si një akt i përgjegjshëm politik dhe atdhetar, në frymën e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Më tej Kryetarja Jozefina Topalli u shpreh:

Më lejoni në emër tuaj që të falenderoj të gjitha grupet parlamentare të PE, të cilët në mënyrë unanime mbështesin rekomandimin për dhënien e Statusit të vendit Kandidat, duke e parë Shqipërinë, si një vend që ka bërë progres esencial. Natyrisht PE miraton këtë rekomandim për dhënien e Statusit të vendit Kandidat, ne shqiptarët minimalisht duhet të votojmë ligjet që kemi në rend të ditës. Tri kushte që janë këtu në Parlament, tri kushte që mbesin në dorë të opozitës: ligji për Gjykatën e Lartë, Statusi i Nëpunësit civil edhe Reforma zgjedhore.

Si shqiptare, si Jozefinë, si Kryetare e Parlamentit ju ftoj që ti votojmë këto kushte si detyrim, si përfaqësues, natyrisht dhe në kuadrin e 100 Vjetorit. Sepse po të mos i votoni, këto mbesin të shënuar në historinë individuale, por dhe të grupeve parlamentare të caktuara. Kështu që me shumë përgjegjësi dhe njerëzillëk, ju ftoj të votoni këto tri kushte që ka vendosur Brukseli ndaj Parlamentit.

Do të ishte një nonsens, që, PE miraton në unanimitet rekomandimin për dhënien e Statusit të vendit Kandidat dhe opozita shqiptare të bëjë të kundërtën. Do të ishte një përgjegjësi jashtëzakonisht e rëndë. Unë s’jua uroj kurrë, se jeni kolegët e mi. Votimin sot në PE, unë e shoh një lajm të gëzuar, ndoshta ju jeni idhnuar. Unë jam shumë e gëzuar që PE miraton në mënyrë unanime rekomandim për dhënien e Statusit të vendit Kandidat.opozita të votojë tri ligjet që janë në rend të ditës

KOMENTE