Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për të ngritur një mbikëqyrëse të vetme në eurozonën bankare - një hap i madh drejt një bashkimi bankar.
Një kornizë legjislative duhet të jetë gati që në 1 janar të vitit të ardhshëm, për të filluar punën më vonë në vitin 2013.
Banka Qendrore Evropiane do të ketë mekanizmin e udhëheqjes dhe fuqinë për të ndërhyrë në çdo bankë brenda eurozonës.
Marrëveshja duhet të jetë dhe një kompromis në mes të Francës dhe Gjermanisë, që pak më herët nuk u pajtuan mbi kohën dhe mbi numrin e bankave që BQE do të mbikëqyrë.
Franca dhe Komisioni i BE kërkuan mbikëqyrjen bankare të përbashkët, me BQE në rolin kryesor, që të bëhet operacionale në janar 2013.
Por kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se disiplina buxhetore kombëtare duhet të jetë priorit.
Gjermania ka qenë në kundërshtim me Komisionin Evropian mbi fushëveprimin e mbikëqyrjes propozuar BQE. Sipas draft-planit, të 6,000 bankat në eurozonën 17-vendeshe do të përfshihen.
Më parë, qeveria gjermane ka shprehur dëshirën për të mbajtur përgjegjësi mbikëqyrës brenda Gjermanisë mbi Landesbanks të vendit - bankat shtetërore që luajnë një rol kyç në ekonomitë dhe financat shtetërore të rajoneve federale të Gjermanisë.
Kështu të mërkurën Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy tha se 27 shtetet anëtare të BE kanë rënë dakord për të ngritur - deri në fund të këtij viti - " një mekanizëm mbikëqyrës, për të parandaluar rreziqet bankare dhe kontaminimet ndër-kufitare".
Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, tha se Banka Qendrore Evropiane "do të jetë në gjendje të ndërhyjë nëse është e nevojshme në çdo bankë në zonën e euros".
Mbikëqyrja e BQE nuk do të shtrihet në Britani të Madhe - edhe pse është qendra kryesore financiare e Europës, por që qëndron jashtë euros.