Mëngjesin e sotëm në aksin Bogë- Koplik ka ndodhur aksident me pasojë plagosjen e dy personave.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Xhaj, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe drejtohej nga Rrok Ulaj i cili ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Bashkë me të ndodhej dhe pasagjeri Nikolin Ulaj, i cili në gjendje më të rëndë është dërguar drejt spitalit ushtarak Tiranë.
Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë, ndërsa policia pritet të zbardhë plotësisht atë.