English

Philp Reeker: Greva e urisë zgjidhet vetëm me dialog dhe qetësi

Philp Reeker, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë, i bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis për të zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë së ish - të përndjekurve politikë.

Zoti Reeker, u bëri thirrje si autoriteteve, ashtu edhe grevistëve, të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve. Situata, tha zyrtari i lartë amerikan, duhet zgjidhur me dialog dhe me qetësi.

Palët, shtoi ai, nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut. Zoti Reeker i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Uashington mbi Ballkanin perëndimor.

KOMENTE