Ju jeni programuar biologjikisht për të humbur udhëtimin tuaj seksual në dimër.
Është normale dhe askush nuk ka pse të fajësojë veten pasi në dimër të gjithë muskujt tkurren kështu dhe mardhëniet seksuale do të bëhen më të ngurta.
Gjithashtu kaloritë që merren gjatë dimrit janë më shumë të cilat ndikojnë në një dembelizëm që drejton trupin për tu futur në krevat dhe të flerë.
Por ka një zgjidhje për të mbajtur seksin e nxehtë në një dimër të ftohtë.
1. Mashtroni trupin tuaj duke menduar se është ende verë duke investuar në një llambë me dritë blu të lehtë, pasi rrit ndjenjën e humorit dhe ju krijon idenë se është verë, kanë zbuluar raportet nga kërkimet në endokrinologji dhe metabolizmi ka gjetur se drita blu e thjeshtë është dy herë më efektive. Nëse ju nuk doni t'i jepni dhomës tuaj një shkëlqim të akullt, shkarkoni aplikacionin e BluWave në iPhone -in tuaj.
2. Gjithashtu në një mot të ftohtë ndodh që trupi në darkë është më i ftohtë, dhe nuk ngrohet kollaj. Asnjë nuk dëshiron të heqë rrobat nga trupi pasi është shpenzuar energji për ngrohjen e tyre.
Ndaj asgjë më shmë nuk ju ngroh se përqafimi trup me trup në krevat, dhe sidomos kur gratë kanë këmbë të ngrohta, ka shumë mundësi për një orgazmë, kanë zbuluar shkencëtarët holandezë nga Universiteti i Groningenit.
3. Gjithashtu një problem që lind në sezonin e dimrit janë dhe festat, si Krishtlindjet dhe viti i ri, ku njerëzit "harrojnë" seksin për shkakt të aktiviteteve të ndryshme, të ngrënit dhe të pirit.
Mos hani shumë, Ngroheni trupin tuaj dhe rritni epshin tuaj me një pije që nxit nxehtësinë tuaj, apo hani dhe një çokollatë që rrit epshin tuaj seksual, pasi ëmbëlsirat e tjera me sheqer ulin nivelin e testosteronit.