Nipi i liderit të Koresë Veriore Kim Jong, ka dhënë një intervistë të rrallë televizive nga Bosnja, ku ai është duke studiuar.
Kim Han-sol, 17, tha se ai dëshironte të bëjë gjërat më të mira për njerëzit në vendin e tij.
Ai po fliste me ish Nën-Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së Elisabeth Rehn, në një intervistë për televizionin finlandez.
Ai është djali i Kim Jong-nam, vëllai i madh i Kim Jong-un, i cili ka jetuar në Macau dhe Kinë.
"Unë kam ëndërruar gjithmonë që një ditë do të kthehem dhe të bëj gjërat më mira duke e bërë jetën më të lehtë për njerëzit atje," tha Kim Han-sol, me një anglishte perfekte.
Adoleshenti foli edhe për ëndrrën e tij të ribashkimit të dy Koreve, gjatë intervistës televizive.
Ai kishte miq në Korenë e Jugut, dhe kur u takua me ta për herë të parë ishte tepër e vështirë por më pas filluan të kuptojnë njëri-tjetrin pak e nga pak.
"Përmes takimeve me njerëzit kam arritur në përfundimin se unë thjesht do të marrë mendime nga të dyja anët, të shikoj se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, dhe pastaj të marr vendimet e mia" tha ai.
Kjo nuk është e qartë pse Kim Han-sol ka rënë dakord për intervistë. Ai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare kur fotografi dhe komente në Facebook në faqen e tij u raportuan nga mediat e Koresë së jugut.
Llogaria e tij ishte bllokuar shpejt dhe është raportuar se ai do të studiojë në Kolegjin e Bashkuar Botëror(UWC) në Mostar.
Zonja Rehn, është mbrojtëse e nismës UWC në Bosnje. Ajo është dhe një raportuese e posaçme e OKB për të Drejtat e Njeriut në Bosnje-Hercegovinë.