English

Julian Malasi, 29 vjeçari nga Fieri që po bën emër në Amerikë (VIDEO)

Ndihesh mirë, të vjen mirë dhe të buzëqesh fytyra kur dëgjon bashkëkombasit e tu që kanë shkëlqyer në vende tepër të mëdha ku konkurrenca është e fortë.
Por të mos harrojmë këto vende nuk të pengojnë për të arritur synimin që ti do edhe pse përpjekjet nuk janë të pakta.
Dëgjoni videon e mëposhtme dhe çdo kush do të ndihet krenar për djaloshin nga Fieri që emigroi në Amerikë me familjen e tij në vitin 1997 përmes llotarisë amerikane dhe sot ai ka një emër në listën e gjatë të kongresmenëve amerikanë.

Julian Malasi është 29 vjeçari nga Fieri i cili punon prej një viti e gjysëm si menaxher i politikave të Shoqatës Amerikane të Industrisë Kimike.
Juliani thuajse çdo ditë është në kontakt me ligjvënës dhe përfaqësues të lartë të politikës amerikane. Por përveç cilësive profesionale, Juliani është përzgjedhur edhe si një prej djemve më të hijshëm të Kongresit amerikan, sipas një sondazhi që organizon revista Hill.
I rritur në Shqipëri, por i arsimuar në Shtetet e Bashkuara, Juliani nuk harron prejardhjen e tij, e madje thotë se për të Shqipëria zë një vend të rëndsishëm.
1440

KOMENTE