English

Pse mishi shitet përsëri në kushte johigjenike? Ku shkuan vendimet?

Masa të forta dhe të prera u morrën nga AKU,(autoriteti kombëtar i ushqimit) si dhe nga Bashkia e Tiranës lidhur me moslejimin e tregëtimit të mishit në kushte jo të përshtatshme.

Madje u vendosën dhe gjoba nga organet kopetente zyrtare, si dhe u mbyllën disa aktivitete që nuk plotësonin kushtet e tregëtimit të mishit.

Por si duket qytetarët ose nuk kuptojnë ose kontrollet dhe interpretimi i urdhërit të dhënë nga AKU, nuk ka qënë i formës së prerë nga njëra anë, por dhe nga ana tjetër faji është dhe i konsumatorit që bie pre, e këtij lloj tregëtimi.

Konkretisht pak më herët Bashkia ka deklaruar se tregu në rrugën “Jordan Misja”, është mbyllur për shkak të pasigurisë së tregëtimti të mishit, por në të vërtetë thertoret dhe dyqanet vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.

Madje, po në këtë treg ku shitet gjithcka sheh dhe tezga ku tregëtohen peshq, ndërsa kontrollet, të paktën në këto ditë kanë munguar.

Ndaj thirrja është, konsumatorë jeni ju të parët që duhet të mbroni veten, pastaj kërkoni të tjerët t'ju mbrojnë ju.

KOMENTE