English

15 vjeçari rrihet brutalisht me patericë nga një 17 vjeçar

Një adoleshent 17 vjeçar ka sulmur një tjetër adoleshent 15 vjeç duke e goditur me grushta dhe patericat e vetë 15 vjeçarit.

Angus Whittall, 15 vjeç, pësoi lëndime të shumëfishta në fytyrë dhe në trup, pasi ai u sulmua egërsisht duke ecur në korsinë e këmbësorit pranë shtëpisë së tij në Oxendon Madhe, Northamptonshire.

Pavarësisht identifikimit të sulmuesit, i cili është i njohur për policinë, Angus dhe familjes së tij ju tha se "nuk është në interes të publikut" për të për të ndjekur penalisht një 17-vjeçar.

Ky lloj gjykimi nga ana e policisë dhe gjykatës, ka irrituar familjen e Angus dhe janë shprehur se kanë humbur besimin te sistemi i drejtësisë, dhe aq më tepër kur 17 vjeçari qënka i njohur nga policia dhe se ai do të sulmojë viktima të tjera në këtë lloj mënyre. Pas rishikimit përsëri të çështjes, me insistimin e familjes së viktimës, gjykata dhe prokuroria vendosi që sulmuesi të lirohet me një paralajamërim përfundimtar, që do të jetë i fundit për të.

KOMENTE