Një tjetër rast abuzimi seksual ka ndodhur në Korçë. Policia e Korcës ka vënë në pranga 52 vjeçarin Vladimir Xhaollari për ngacmim të një vajze të mitur.
12-vjeçarja E.XH, vetëm është tentuar të ngacmohet seksualisht nga 52 vjeçari Xhaollari diten e djeshme në një dyqan në fshatin Leminot. Materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “ngacmime seksuale me të mitur”.