English

Berisha-Borissov. Marrëveshje me Bullgarinë për ripranimin e personave qe qëndrojnë pa autorizim

Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim, Kryeministrin bullgar, zotin Boyko Borissov, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të kryeministrit Berisha.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, në mjediset e kryeministrisë, të dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Gjatë këtyre takimeve, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Borissov vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera, miqësore, tradicionale që ekzistojnë mes dy vendeve dhe rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për t’i zgjeruar dhe thelluar edhe më shumë ato në të ardhmen. Kryeministri Berisha u shpreh se vizita e kryeministrit bullgar në vendin tonë ishte një moment shumë i rëndësishëm dhe një kontribut i veçantë në këtë drejtim.

Gjithashtu, dy homologët ritheksuan vendosmërinë e qeverive përkatëse për ngritur në nivel më të lartë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe për mbështetur fuqishëm zhvillimin në fushën ekonomike, ku një vend të veçantë zë inkurajimi i bizneseve dhe investitorëve të të dy vendeve, për të eksploruar mundësitë dhe potencialet e shumta që ofron ky sektor.

Në vijim, në prani të dy kryeministrave, u nënshkruan tre marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj bullgare dhe konkretisht:

1. Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës se Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës se Bullgarisë

2. Protokolli ndërmjet Këshillit te Ministrave te Republikës se Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës se Bullgarisë ne fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës për periudhën 2013-2015

3. Protokolli ndërmjet Ministrisë se Brendshme te Republikës se Shqipërisë dhe Ministrisë se Brendshme ne Republikës se Bullgarisë mbi zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian per ripranimin e personave qe qëndrojnë pa autorizim.

Pas këtyre nënshkrimeve, të dy kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në përfundim, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Kryeministrit Borissov, në mjediset e Pallatit të Brigadave, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

KOMENTE