Është dita e 31-të e grevës së ish-të përndjekurve politikë dhe asnjë zgjidhje përfundimtare deri tani nga ana e qeverisë.
Gjendja e grevistëve sa vjen edhe rëndohet edhe më tepër dhe ata përsëri të vendosur për të vazhduar.
Skënder Tufa kërkoi mbështetje nga shoqëria civile, nga qytetarët dhe jo nga politika, ndërsa kërkoi zgjidhjen e situatës përmes ligjit.
Tashmë grevistëve u janë ndërprerë edhe lëngjet edhe ilaçet dhe kjo është quajtur një torutë, nga zyra e avokatit të popullit.
“Heqja e lëngjeve është e paligjshme dhe është torturë. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këtë vepër penale”, u shpreh Sotiraq Nushi, komisioner i Avokatit të Popullit.
Ndërkohë policia ka mohuar se ka ndërprerë lëngjet dhe ilaçet pasi asgjë nuk është e vërtetë.
“I bëjmë apel Avokatit të Popullit që të respektojë integritetin e tij dhe të mos bjerë pre e manipulimeve të kësaj greve të paligjshme. Të kërkojë ndjesë për akuzat e pavërteta të ushtrimit të torturës apo keqtrajtimit të grevistëve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu i bëjmë thirrje të heqë dorë nga furnitori me ushqime i atyre që pretendojnë se janë në grevë urie.” thuhen në kundërpërgjigjen e policisë.
GREVISTËT VENDOSIN MESDITËN E SOTME TË NDËRPRESIN GREVËN
Ish të burgosurit politik kanë ndërprerë sot grevën pas 31 ditësh në grevë urie.
Në një prononcim për mediat, ata kanë njoftuar se ndërpresin grevën, por jo protestat për të drejtat e tyre.
“SHBA-BE mbështet kauzën tone. Betohemi se lufta per kauzën tonë nuk mbaron këtu. Ne do vijojmë me protesta paqësore. Nuk e shtynim dot me tepër, u bënë 31 ditë. Nga këto 20 ditë në një terror psikologjik” tha njëri prej grevistëve.
“Greva ka arritur qëllimet e saj brenda dhe jashtë vendit. Unë e konsideroj grevën të fituar sepse ajo është zhvilluar në kushtet e një terrori” theksoi një tjetër grevist.