English

Halimi-Maragos. Në 1 dhjetor fizionomi e re e sistemit gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi priti sot në një takim z Vassilis Maragos, Shef i Sektorit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian. Ministri Halimi falënderoi z. Maragos për kontributin e jashtëzakonshëm që Komisioni Europian ka dhënë për integrimin e vendit.
Në fjalën e tij Ministri Halimi bëri një pasqyrim të punës voluminoze të bërë nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të hartimit dhe miratimit të një sërë ligjeve të rëndësishme për vendin si:
ligji për imunitetit
ligji për avokatët
ligji për konferencën gjyqësore
mbikëqyrjen elektronike
ligji për Gjykatën e lartë, i cili ka mbetur peng i votës së opozitës.
Më pas ministri u ndal në një sërë proçesesh të realizuar me sukses për gjatë këtij viti nga Ministria e Drejtësisë si mbi ecurinë më se pozitive të procesit të dixhitalzimit të sistemit të drejtësisë ; rivitalizimin e proceseve të menaxhimit të çështjeve gjyqësore , realizimin e sistemit të transferimit elektronik të dosjeve, implementimin e audio-rekording në gjykata; dixhitalizimin e ZRPP-së, sistemin One Stop Shop për Noterët etj.
Ministri e informoi z. Maragos mbi procedimet disiplinore të 20 gjyqtarëve, 10 përmbaruesve dhe 10 noterëve duke e cilësuar procesin e monitorimit si një proces shumë të rëndësishëm, shtyllë të llogaridhënies nëpërmjet të cilit reforma në drejtësi vihet në eficensë.
Fillimi i procesit të rishikimit të numrit të gjyqtarëve sipas ngarkesës së punës si dhe transferimit të tyre më bazë të meritës ishte një tjetër pikë ku u ndal Ministri Halimi.
“ Në një dhjetor do të kemi një fizionomi të re të sistemit gjyqësor do të kemi një rishpërndarje të numrit të gjyqtarëve si dhe do të rritet numri i tyre në Gjykatën e Tiranës ; do të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Administrative si dhe do të ketë një fizionomi të re në te gjitha Gjykata e Apelit”- u shpreh Ministri për këtë çështje.
Nga ana e tij Z. Maragos e falënderoi ministri për bashkëpunimin dhe arritjet në sistemin e drejtësisë duke e cilësuar reformën në këtë sektor si një nga çelësat e integrimit të vendit të BE. Më tej ai e inkurajoji ministrin për miratimin sa më shpejtë të ligjit për Gjykatën e Lartë si plotësimin dy kushteve të tjera të vëna nga BE për statusin e vendit kandidat.

KOMENTE