English

Njerëzit po i bëjnë minjtë me imunitet. Problemi po bëhet serioz çdo ditë

Tre në katër minj janë rezistente ndaj helmeve të përdorura zakonisht në disa zona.
Studiuesit paralajmërojnë se të gjithë minjtë mund të bëhen imunë brenda një dekade.
Ekzistenca e rrezikut të helmimit të maceve dhe zogjve që ushqehen me minj.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se është gjithnjë e në rritje një brez i ri minjsh mutantë, imun ndaj helmeve të shitura zakonisht.

Specialistët e kompanive për dëmtuesit biologjikë (Pest Control) kanë paralajmëruar se problemi është përhapur në të gjithë vendin dhe pretendojnë se është shkaktuar nga shkurtimet në këshillin e kontrollit të dëmtuesve biologjikë (Pest Control) dhe nga përdorimi i shumtë dhe jo i duhur i medikamenteve nga persona të pakualifikuar.
Minjtë duhet të ushqehen me dozën e saktë të helmit, përndryshe ata do të fillojnë të fitojnë rezistencë dhe karemi tani bëhet një ushqim shumë i mirë për ta, duke i rritur dhe duke i dhënë mundësinë për t'u shumëzuar dhe për të lindur pasardhës mutantë (rezistentë ndaj helmeve të përdoruara).

Për shkak të shkurtimeve në buxhetin e këshillit për kontollin e dëmtuesve biologjikë, familjarët kanë filluar të përdorin vetë helme kundër minjve në doza të ulta për të reduktuar kostot, çka ka sjellë dhe rëndimin e problemit.
Ekspertët e kafshëve të egra janë gjithashtu të shqetësuar në lidhje me rrezikun ndaj kafshëve të tjera - sidomos macet - të cilat mund të gjuajnë minjtë. Andy Beddoës, një kapës minjsh nga Gloucester tha se helmi nga trupi i miut mund të kalojë në kafshët dhe shpendët grabitqarë që ushqehen me minj.

Problemi i përdorimit të helmeve nga persona të pa kualifikuar ekziston edhe në Shqipëri ku ka pasur edhe raste të shumta të vetëhelmimit në njerëz. Deri tani masat e ndërmara kanë rezultuar jo efektive pasi çdo kush mund të marë helme në farmacitë e ndryshme bujqësore dhe veterinare.

Prandaj në asnjë mënyrë njerëzit e pakualifikuar dhe sidomos familjarët por dhe bizneset, në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojnë se mund t'i bëjnë vetë dezinfektimet pasi nuk është aq e thjeshtë, problemi qëndron i thellë. Por ka patur raste që dhe vetë njerëzit e pakualifikuar madje mjaft raste në Shqipëri, shprehen që edhe pse i kanë dezinfektuar ambjentet sidomos nga brejtësit, përsëri me shqetësim thonë që pse nuk ngordhin, por pa e kuptuar që ata vetë i kanë imunizuar, si rezultat i kryerjes së proçedurës nga njerëz jo specialistë kur ndërkohë rreziku qëndron dhe në helmimet e ndryshme në njerëz pasi nuk kanë njohuri në zbatimin e proçeduarave.

KOMENTE