English

2 anëtaret e bandës ruse "Pussy Riot" do të transferohen në burgje tepër të vështira

2 nga anëtaret e grupit rus, punk band Pussy Riot, janë urdhëruar të dërgohen në një kamp burgimi në Perm dhe Mordovia, në lindje të Moskës.

Thuhet se këto 2 kampe kanë kushte jo të përshtatshme për të jetuar dhe se në kohën e sovjetikëve janë përdorur për të futur koloni masive, meqëllim që njerëzit të vetëvdisnin.

Maria Alyokhina, 24, dhe Nadezhda Tolokonnikova, 22, u burgosën për dy vjet secila në muajin gusht pasi kënduan një këngë kundër Putinit në një katedrale.

Dënimi me burg u dënua gjerësisht.

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar transferimin e grave, as nuk është e qartë se në cilat kampe saktësisht ato do të vendosen.

Alyokhina ka një djalë pesë-vjeçar, FILIPP, dhe Tolokonnikova ka një vajzë katër-vjeçare, Gera.

KOMENTE