Në Moiano të Citta della Pieve, Itali një e re 25 vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë poshtë një pemë.
Sipas mediave italiane 25 vjeçarja bashkë me të vëllain ishin duke prerë pemë me sharrë elektrike, dhe një moment vëllai largohet për të marrë benzinë për sharrën, ku në këtë moment 25 vjeçarja ka gjetur vdekjen nga zënia poshtë e pemës.
Edhe pse shërbimi shëndetsor ka mbërritur shpejt, nuk ishte e mundur rikthimi në jetë i vajzës së re.