Balena Beluga "bën tinguj si njeriu"
Hulumtuesit në SHBA janë tronditur kur kanë zbuluar një balenë beluga e cila ka vokalizuar zërin e saj duke krijuar tinguj mjaft të përafërt me fjalët e njeriut.
Ndërsa delfinët janë mësuar të imitojnë modelin dhe zgjatjen e tingujve në fjalën e njeriut, balena është diçka e rrallë.
Studiuesit dëgjuan një balenë nëntë-vjeçare të quajtur NOC e cila ka bërë tinguj në nivelin octava, me një hov që ndryshonte.