English

FRD: të përndjekurit politikë, prioritet politik. Brenda 3 viteve kompesim i plotë financiar

Një ditë pas ndërprerjes së grevës, në një deklaratë për mediat, FRD bën të ditur se është e qartë se greva e urisë nuk ishte qëllimi primar i grevistëve, por pasojë direkte e imponuar e qëndrimit antihuman, antinjerëzor dhe antidemokratik të qeverisë shqiptare, e cila bashkë me modelin e Lukashenkos mbetet e para dhe e vetmja qeveri në Evropë që refuzon dialogun me qytetarët.

FRD vlerëson grevën e urisë dhe protestën e ish – të përndjekurve politikë, duke i cilësuar ata martirë të gjallë të demokracisë.
FRD: Qeveria aktuale, e vetmja në Evropë që refuzon dialogun me qytetarët
FRD: Mashtrimi i Qeverisë ndaj ish – të përndjekurve, shkaktoi grevën. Sjellja e saj është antihumane dhe antidemokratike
FRD: Brenda tre viteve të qeverisjes kompensim të plotë të – ish përndjekurve

Fryma e Re Demokratike vlerëson lart aktet e kurajos dhe protestës demokratike të ish -përndjekurve politikë. Për FRD është e qartë se greva e urisë nuk ishte qëllimi primar i grevistëve, por pasojë direkte e imponuar e qëndrimit antihuman, antinjerëzor dhe antidemokratik të qeverisë shqiptare, e cila bashkë me modelin e Lukashenkos mbetet e para dhe e vetmja qeveri në Evropë që refuzon dialogun me qytetarët.
Shteti e shoqëria shqiptare u ka borxhe të shumta morale, politike dhe ligjore shtresës së ish – të përndjekurve politikë, të cilët sakrifikuan rininë dhe jetën e tyre në mbrojtjen gjallë të aspiratave të lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë Evropiane. Braktisja e tyre nga ana e qeverisë aktuale, refuzimi i Kryeministrit për zbatimin e ligjit të miratuar nga vetë ai në parlament, si dhe fushata denigruese e klikës në pushtet kundër martirëve të gjallë të lirisë përbëjnë aktin e dëshpëruar të një klase të vjetër politike që hyri në politikë nga dera e Ramiz Alisë dhe po del nga politika duke u sjellë njësoj si ai me shtresën e ish – të përndjekurve dhe të burgosurve poltikë.
FRD deklaron publikisht se me rotacionin e pashmangshëm të pushtetit më 2013 dhe me dhënien fund të modelit të përfaqësuar nga dy partitë e vjetra parlamentare, do ta shndërrojë çështjen e ish – të përndjekurve politikë në prioritet politik e parlamentar. Ashtu siç e kemi bërë të ditur edhe më parë brenda tre viteve të para të qeverisjes, FRD do të realizojë kompensimin e plotë financiar të kësaj shprese dhe do të bëjë integrimin e tyre të plotë moral e institucional në shtetin e shoqërinë shqiptare. Koha kur klikat komuniste merrnin vendime dënimi apo denigrimi ndaj të përndjekurve ka marrë fund njëherë e mirë dhe FRD është në politikë për ta bërë këtë premtim realitet.

KOMENTE