English

Bie në pranga i dyshuari i vrasjes së tregëtarit Petrit Kurti

Ngjarja e rëndë që ndodhi më 23 gusht të këtij viti në Yzberisht ku 52-vjeçari Petrit Kurti u vra me armë zjarri brenda marketit të tij, ka sjellë në prangat e policisë edhe autorin e dyshuar për vrasjen e kryer.

Jashar Meta, njoftojnë burimet policore është arrestuar.

Po sipas policisë Meta është arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje ndërsa për kapjen e tij policia kishte vënë edhe 10 mijë euro shpërblim.

KOMENTE