English

Burri tenton të djegë me benzinë bashkëshorten

Pas ngjarjeve të fundit që tronditën Durrësin dhe mbarë vendin, dhuna ndaj femrave nuk ndalet.

Një tjetër rast përsëritet në Durrës pas një konflikti midis burrit dhe gruas, që kishte nisur prej disa kohësh, burri tenton të djegë me benzinë ish gruan e tij.

Autori i ngjarjes ishte një i ardhur para disa viteve nga veriu. Rreth këtij incidenti policia ka bërë me dije se dje, rreth orës 16.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Halili, lindur në Rrëshen e banues në Durrës. Njoftimi sqaron se ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se rreth orës 11.30, në lagjen Nr. 14 Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike si dhe ka tentuar ta djegë me benzinë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen A.Z., 32 vjeçe.

Me të marrë njoftimin nga një prej klienteve në parukeri, e cila ka parë ngjarjen ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë duke bërë ndalimin e tragjedisë si dhe ka dorëzuar në prokurorinë e Durrësit materialet proçeduriale për veprën penale "të dhunës në famlije".

KOMENTE