Zyra e INSTAT ka publikuar raportin mbi tregëtine e jashtme për muajin shtator 2012.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 27,6 miliard lekë, duke shënuar një
ulje prej 2.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje
prej 2.8 përqind krahasuar me Shtator 2011.
Në Shtator 2012 u eksportuan 18,9 miliard lekë mallra, me rritje 8.6 përqind
në krahasim me Gusht 2012 dhe rritje me 11.4 përqind në krahasim me Shtator 2011. U importuan 46,5 miliard lekë mallra me rritje 1.8 përqind në krahasim me Gusht 2012 dhe rritje 2.5 përqind në krahasim me Shtator 2011.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 27,6 miliard lekë, duke shënuar një ulje prej 2.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 2.8 përqind krahasuar me Shtator 2011.
Tregtia me vendet e BE është 63.4 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 34.4 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.1 përqind.
Krahasimi me muajin paraardhës
Eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 2.3 herë, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 68.5 përqind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 47.4 përqind, etj. Eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 15.8 përqind. Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt
prej tyre” u rrit 58 përqind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 36.7 përqind. “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 31 përqind, etj. Importi i grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 17.1 përqind, etj. Në Shtator 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 7,7 miliard lekë, duke
zënë 16.5 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Gusht 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje 22.9 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 77.9 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.