Është arrestuar 29-vjeçari Jani Xhemali, lindur dhe banues në Fier, i cili punonte përkohësisht emigrant në Athinë.
29 vjeçari është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës pasi gjatë kontrollit të makinës së tij iu gjet një sasi lëndë narkotike i cili kishte pranuar se e kishte blerë në Fier dhe do e transportonte në Athinë.
Droga ishte fshehur në automjetin e tij me targa AA 964 AB, në bagazhin e automjetit mbrapa sediljes së pasme të pasagjerit, 16 pako të mbushura me lëndë narkotike mariuanë, me peshë 1.1 kilogramë.
Policia sekuestroi lëndën narkotike, automjetin në të cilin u gjend droga si dhe dy aparate celularë.