English

Listë me emra bimësh mjekësore

Natyra na ka falur mjaft bimë mjekësore të cilat duhet t'i njohim dhe t'i përdorim sa më shumë. Nuk ka asgjë më të shëndetshme se këto bimë që janë tërësisht natyrale dhe tepër kurative për shëndetin ton.
Deri më sot numërohen rreth treqind mijë (300.000) lloje bimësh dhe pemësh të ndryshme anembanë botës, nga të cilat në Evropë janë emërtuar vetëm 2500 lloje, pra vetëm 1% e numrit të përgjitshëm të bimëve të emërtuara deri më sot. Dhe prej këtyre, familja trëndafilore për shembull, përfshin rreth (3100) lloje, ajo e bozilokëve përfshin (3000) lloje dhe ajo e Okaliptusit përfshin 450 lloje… e kështu, dhe për këto ne dimë shumë pak.

Dhe përderisa është ky realiteti ynë me njohjen dhe emërtimin e bimëve dhe ndarjes së tyre në familjet përkatëse, atëherë si do të ishte realiteti ynë me njohjen e përbërsve të këtyre bimëve dhe lëndëve aktive të tyre, kur dihet se një bimë nuk përmban më pak se 50 lëndë aktive, madje me analizimin e të gjitha pjesëve të bimës, ato lëndë e kalojnë numrin 100 lëndë aktive?!

Pra, a nuk duhet t’i nënshtrohemi dhe të përulemi para Krijuesit dhe Shpikësit të kësaj bote madhështore, ashtu si e meriton Ai? Si dhe të mësojmë e të zbulojmë sa të mundemi nga kjo botë që na rrethon dhe që është pjesë e jetës sonë, pa të cilën nuk mund të jetojmë? Nuk kemi për qëllim këtu specializimin e të gjithëve në këtë shkencë dhe art, sepse secili ka specialitetin dhe punët e veta, por kemi për qëllim që vështrimi i kësaj bote bimore që na rrethon të mos jetë thjesht vështrim i të bukurës dhe hijeshisë, apo i luleve dhe frutave, por të jetë vështrim i një pjese të jetës sonë, pa të cilën nuk mund të bëjmë, dhe që Krijuesi i Plotëfuqishëm na e ka nënshtruar neve, që të jetë në shërbimin tonë për një jetë sa më të mirë dhe më të shëndetshme në këtë botë.

Pra, kjo botë që na rrethon, është përshtatur plotësisht për ne, dhe ne duhet ta njohim atë, ta dimë rëndësinë që ka ajo në jetën tonë dhe ta ruajmë e ta kultivojmë atë. Në këtë botë natyrale ne gjejmë kushtet e jetesës sonë, ushqimin, kënaqësinë, shëndetin dhe sigurisht edhe kthimin e shëndetit të humbur dhe kurimin e sëmundjeve tona.

Le të njohim disa prej bimëve natyrale më të nevojshme për ne dhe jetën tonë, dhe të mësojmë diçka rreth tyre dhe dobive të tyre shëndetësore e mjekësore, pastaj t'i vëmë në jetë këto njohuri për një shëndet sa më të plotë e të gjatë dhe për të qëndruar sa më larg sëmundjes e ligështisë.

Aguliçe
Ahu
Ananas
Arra
Bajame
Banane
Bli
Boronica
Borziloku
Bresë - Çikore
Bush i rëndomtë

Çaj i jeshil
Dafina
Dëllinja
Domate
Sidri (Nabk Tree)
Elbi
Fara e zezë
Farat e pishës
Fasulja
Fenugreek
Fëstëku
Fiku
Frashër
Gështenja
Ginseng
Gromatër gjembaçe
Gruri
Hithra
Hudhra
Hurma arabe
Hurma Indiane
Jamballi
Kafeja
Kaktusi
Kamomili
Kanella
Karafili
Karrota
Kënaja
Kin i vogël
Kin fushe
Kollumbi
Kopër
Krisje
Kulpër
Kumbulla
Kungulli
Kurkuma
Lajthia
Lakërishtë
Lëpushë
Limoni
Lisi
Livandë
Luledielli
Lulëkuqe
Luleshqerrë
Luleshtrydhe
Majdanozi
Manushaqe
Mëllagë
Mendër
Mërsinë
Mështekën
Misër
Mjalti
Molla
Murrizi
Nasturt
Nerënxë
Patatja
Pelin
Piper
Fëstëk Oriental
Portokalli
Qepa
Qeribash
Qingël
Qumështi i devesë
Rigoni
Risini
Rozmarina
Rrënjëkuqe
Rrepa
Rrepka
Rrëshira - Haltit
Rrodhe
Rrush arushe
Rrushi
Rrushkull
Salep
Sallata
Shafran
Shega
Shelgu
Sherbela
Shpargu
Shpatore
Shporiz
Shtog
Shtrapër
Spinaqi
Sumbulla
Syzë
Takër, mëllagë uji
Thundërz
Trangulli
Trëndafili
Trëndelina
Trikë
Trumza
Ulliri
Urthi
Veshtull
Xhenxhefili

KOMENTE