Të gjithë personat që dalin në pension duhet të ushtrojnë veprimtari fizike, dmth të kryejnë ushtrime gjimnastikore qoftë dhe një shëtitje çdo ditë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ata persona që kanë ushtruar rregullisht ushtrim të lehta, kanë më pak rrudhosje të trurit si dhe shenjat e një sëmundje përfshirë dhe çmendurinë thonë ekspertët nga Universitetin e Edinburgut.
Skanimet e trurit të 638 njerëzve që kishin kaluar moshën e daljes në pension e treguan këtë fakt.
Ushtrimet nuk duhet të jenë të fuqishme - shëtitjet disa herë në javë janë të mjaftueshme thotë neurologu.
Gjithashtu jepini mendjes edhe ushtrime si fjalëkryqe, leximin e ndonjë libri, pra bëjini stërvitje mendjes tuaj.
Kur hulumtuesit shqyrtuan pjesën e bardhë të trurit - instalime elektrike që transmetojn mesazhe rreth trurit - ata zbuluan se njerëzit mbi moshën 70 që ishin fizikisht më aktivë kanë pasur zona më pak të dëmtuara se ata që bënin stërvitje shumë herë më pak.
Dhe ata kishin më shumë material grij, pjesa e trurit ku mesazhet kanë origjinën.
Ekspertët tashmë e dinë se truri jonë ka tendencë për tu tkurrurr me kalimin e moshës dhe se kjo tkurrje është e lidhur me kujtesë dhe të menduar tepër të varfër.
Dhe studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimi ndihmon për të reduktuar rrezikun e çmendurisë dhe mund të ngadalësojë fillimin e saj.
Por shkencëtarët përsëri janë të habitur pse ekziston ky fakt.