Ata që e themeluan Republikën më 1923 mund të jenë kthyer në varret e tyre: vizioni i tyre i Turqisë si një shtet laik dhe rreptësisht nacionalist - jo vetëm një ndarje e shtetit dhe fesë, por edhe largimi i fesë nga të gjitha aspektet e jetës publike - është vënë në pikpyetje.
Deri në përvjetorin e 89 të Republikës Turke më 29 tetor, vlerat politike asnjëherë nuk kanë qenë më të debatuara se sa tani, në sajë të një procesi të konsultimit publik, nisur nga parlamenti i Turqisë, për një kushtetutë të re.
Në përgjithësi, shoqëria ka përshëndetur iniciativën, duke e parë atë si një kuadër të ri politik, për të zëvendësuar atë që ishte vënë në vend, pas një grusht shteti ushtarak në vitin 1980.
Por procesi ka hapur plagë të vjetra, me debate të ndezur mbi rolin e fesë në politikë dhe natyrën gjithnjë e më konservatore të jetës publike.
Sekularizmi është i vështirë për tu përcaktuar në Turqi, sipas Fadi Hakura. Turqia është një shtet laik me Kushtetutë, por laicizmi duket se ka marrë një formë të veçantë, për shkak të "rrethanave historike dhe gjeografike në vend".
Për shembull, ndërsa ka shembuj të qartë të zbatimit simbolik të laicizmit në jetën e përditshme, të tilla si ndalimi i shamive në institucionet publike, janë aspekte të shtetit turk që nuk ulen me sekularizmin.
Industritë turke dhe Shoqata e Biznesit (TUSIAD), OJQ kryesore, kanë sugjeruar se "laicizmi në Turqi është i ndryshëm nga versioni i saj në Perëndim, sepse shteti nuk e ka distancuar veten në mënyrë të barabartë nga të gjitha fetë, besimet dhe mos-besimet
"Gjendja e tanishme e Drejtorisë së Çështjeve Fetare është kundër sekularizmit si dhe lirive të fesë dhe të ndërgjegjes."
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan dhe Partia e tij me rrënjë islamike(AKP), që janë në pushtet për një dekadë, janë përpjekur të riinterpretojnë sekularizmin.
Për shembull, zoti Erdogan dhe partia e tij nuk pranoi të vazhdojë ndalimin e rreptë mbi fenë nga të gjitha fushat publike dhe kufizimin e saj në jetën private.
Kamal Ataturk ishte arkitekti i republikës laike të Turqisë.
Për më tepër, kryeministri ka thënë përsëri dhe përsëri që "vetëm shtetet mund të jenë laike, por jo individët".
Dhe më herët, këtë vit, zoti Erdogan shkaktoi një tronditje, kur tha se do të donte të shihte një "brez të devotshëm". Për më tepër, parlamenti miratoi një ligj që lejon shkollat fetare, të njohura si imam hatips, që përfshin fëmijët edhe në moshën 11 vjeç.
Kryeministri ka promovuar këtë interpretim të ri gjatë vizitës së tij të parë në Egjipt në shtator 2011. Ai e përshkroi veten si një ministër mysliman dhe një kryeministër i një shteti laik. Kjo qasje e re është quajtur nga gazetarët turq si një rishikim i "laicizmit", një term turk për ndarjen e shtetit nga feja.
Lëvizje të tilla kanë ngjallur kritika ndaj z Erdogan. Ai është akuzuar se ka patur një agjendë islamiste duke promovuar konservatorizmin fetar vjedhurazi.
E ardhmja e formës së laicizmit në Turqi varet nga ndryshimet që ende mund të futen në sistemin politik.