English

Qeveria siriane vendos armëpushim me rastin e Bajramit

I dërguari i OKB-së në Siri thotë se qeveria e Presidentit Bashar al-Asad ka rënë dakord që të mbajë një armëpushim gjatë festës islame e Eid al-Adha.

Lakhdar Brahimi u tha gazetarëve në Kajro se shumica e fraksioneve opozitare kanë thënë gjithashtu se do të respektojnë çdo armëpushim.

Qeveria tha se do të marrë vendimin e vet përfundimtar të enjten.

Z. Brahimi tha se shpreson që ky armëpushim me rastin e festës së Bajramit të shërbejë si fillim për të "diskutuar një armëpushim të gjatë dhe më efektiv".

Eid al-Adha, Festivali i Sakrificës, festohet nga myslimanët për të përkujtuar vullnetin e Ibrahimit për të sakrifikuar birin e tij Ishmael si dëshmi e bindjes ndaj Zotit.

KOMENTE