English

Teknologjia e fundit e ashensorëve nëpër ndërtesa (VIDEO)

E vërteta është e frikshme.
Çdo njeri që përdor ashhensorin në një moment brenda tij mendon mijëra gjëra në një sekondë pa e menduar se çmund të ndodhë në të një mijtën e sekondës.

Papritmas dritat ikin dhe vijnë menjëherë, dhe në këtë hark kohor "dyshemeja e ashensorit hapet" dhe gjithkush "bie" në një humnerë të zezë dhe tepër të frikshme.
Për fat të mirë, ky nuk është filmimi i një aksidenti të tmerrshëm, por një marifet nga një kompani e teknologjisë për të treguar se si është e vërteta poshtë këmbëve tona në ashensor.
Konglomerat i Koresë së Jugut, kompania LG ka kombinuar 9 monitorë të rinj, në një ashensor të një godinë zyrash, e cila krijon një frikë të llahtarshme për të gjithë punonjësit e zyrave që kanë përdorur atë moment ashensorin.

LG nuk u përgjigjet pyetjeve nga MailOnline lidhur me pjesëmarrjen e njerëzve nëse ishin aktorë apo punëtorë të vërtetë.
Ndiqni videon për të parë teknologjinë e fundit të përdorur nga LG.
1448

KOMENTE