English

Bimët mjekësore shqiptare, po bëjnë emër në tregjet botërore

Ndoshta pak veta e dinë dhe shumë të tjerë, dhe nuk e dinë që vendi ynë është një vend mjaft i pasur me bimë mjekësore të cilat po bëhen gjithnjë e më të njohura në tregjet botërore, përmes eksportit dhe kjo falë natyrës së mrekullueshme që ka vendi ynë, dhe që pse jo ta pranojmë që po e shkatërrojmë me duart tona.

Ndaj kujdes duhet të tregojnë të gjithë, shëndetin e kemi këtu dhe nuk po dimë ta mbajmë, ndërkohë vendet e tjera madje dhe tregu amerikan po habitet që bimë mjekësore tepër kurative po vijnë nga Shqipëria.

Ndaj rrethi i Malësisë së Madhe është zona ku grumbullohet rreth 70 përqind e gjithë sasisë së bimëve aromatike dhe mjeksore që eksporton Shqipëria. Ndaj, autoritetet shqiptare të bujqësisë po mbështesin zhvillimin e këtij sektori, duke financuar zgjerimin e sipërfaqes së tokës, të mbjella me këto bimë.
1450

KOMENTE